Manchester City është gati t’ia dorëzojë Raheem Sterlingut një kontratë të re me pagë të dyfishtë për të shmangur interesimin e Real Madridit në yllin anglez.
Sipas mediumit anglez The Mirror, forma mbresëlënëse e Sterlingut për klubin dhe kombëtaren e ka vënë atë në radarët e klubeve më të mëdha të Evropës.
Në këto klube përfshihen gjigantët spanjollë, Real Madridi, pasi Sterling shihet si njëri nga lojtarët më interesant në Ligës Premier këtë sezon.
Megjithatë, Qytetarët nuk duan ta shesin anësorin anglez pasi e shohin si shumë të rëndësishëm për të ardhmen e klubit.
Kështu, City janë të gatshëm t’i ofrojnë Sterlingut një rritje prej 50 për qind të pagës prej 180 mijë funteve në javë, pasi lidhi kontrata të reja me Kevin De Bruyne dhe emra të tjerë të mëdhenj.
Sterling ka qenë i prirur të përqendrohet në futbollin e tij, por e di se një formë e mirë në Kupën e Botës këtë verë do të forcojë pozicionin e tij të bisedimeve dhe gjithashtu mund të lajmërojë klubet e tjera për t’u bashkuar me radhë për shërbimet e tij.
Ndryshe, sulmuesi anësor ka prodhuar rikthimin e tij më të mirë në një sezon pasi ka shënuar 20 gola këtë sezon në të gjitha garat.
Anglezi gjithashtu është njëri nga lojtarët kryesor të Tre Luanëve dhe trajneri Gareth Southgate pret shumë nga ai në Kupën e Botës. /Telegrafi/