Telegrafi

Man City fiton thellë në udhëtim te Southamptoni

Manchester City ka fituar me rezultat të thellë 4-1 në udhetim te Southamptoni në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Ligën Premier.

Ekipi i Pep Guardiolas ka vazhduar serinë pozitive në kampionat, duke marrë edhe fitoren e pestë radhazi dhe duke iu ofruar në pesë pikë Arsenalit.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Cityt, por ata arritën vetëm në fund ta gjejnë golin e epërsisë.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 45-të dhe ishte Erling Haaland, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Kevin de Bruyne.

Në pjesën e dytë, City vazhdoi me dominim duke shënuar edhe tri gola, ndërsa vendasit tunden rrjetën një herë.

Jack Grealisht (58’) u përkujdes të shënojë për 0-2, ndërsa Haaland me golin e dytë personal në minutën e 68-të çoi epërsinë në 0-3.

Vendasit arritën të kthehen në lojë duke shënuan me anë të Sekou Mara (73’) për 1-3, por Julian Alvarez (75’) nga penalltia u përkujdes për rezultatin përfundimtar 1-4.

Pas kësaj fitore, City e sheh veten në pozitën e dytë me 67 pikë, ndërsa Southampton i fundit me vetëm 23 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, City luan në shtëpi ndaj Leicester Cityt, ndërsa Southamptoni e pret Crystal Palace. /Telegrafi/