Manchester City ka arritur të fitojë (5-4) në penallti ndaj Liverpoolit në finalen e Superkupës së Anglisë të njohur ndryshe si FA Community Shield pasi koha e rregullt përfundoi 1-1.
Finalja e madhe e Superkupës së Anglisë e zhvilluar në Wembley ka dhuruar aksion, emocione dhe gola, ndërsa në fund fitores iu gëzua ekipi i Pep Guardiolas.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë dhe raste më të shumta nga ana e Cityt, të cilët edhe gjetën golin.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 12-të dhe ishte Raheem Sterling, i cili shënoi nga afërsia për 1-0 pas një skemë të mirë të Cityt.
Në pjesën e dytë, u zhvillua krejtësisht lojë tjetër dhe djelmoshat e Jurgen Kloppit treguan tjetër fytyrë duke dominuar me raste dhe duke gjetur golin e barazimit.
Fillimisht Reds patën rast të mirë në minutën e 57-të, por goditja e Virgil Van Dijk u ndal nga shtylla.
Megjithatë, në minutën e 77-të Liverpooli gjeti golin dhe ishte Van Dijk ai i cili asistoi për partnerin e tij Joel Matip që shënoi nga afërsia për 1-1.
Deri në fund të ndeshjes, Liverpooli pati edhe disa raste të mira shënimi me anë të Naby Keita (83′), Mohamed Salah (88′, 90+) dhe Xherdan Shaqiri (90+), por pa sukses dhe në fund fituesi u desh të përcaktohej nga penalltitë.
PENALTIES ⚽️@gabrieljesus33 scores!!
🔵 ✅✅✅✅✅
🔴 ✅❌✅✅✅WINNERS!!! 🏆#mancity pic.twitter.com/cXLfNp8IJw
— Manchester City (@ManCity) August 4, 2019
Në ekzekutimin e penalltive më të saktë ishin lojtarët e Cityt, të cilët fituan në fund me rezultat 5-4.
Te Liverpooli, ylli shqiptar Shaqiri e shënoi golin e parë. /Telegrafi/
Sterling celebrating in front of the Liverpool fans at Wembley…
YOU LOVE TO SEE IT 😍 #MCFC #LIVMCI https://t.co/YHa4b7KqMl
— ManCityzens (@ManCityzenscom) August 4, 2019
https://twitter.com/TheGoalsBible/status/1158041440150335489