Telegrafi

Man City fiton ndaj Olympiacosit dhe siguron kalimin në fazën tjetër

Manchester City ka fituar në udhëtim te Olympiacosi me rezultat 1-0 në ndeshjen e katërt të grupeve në Ligën e Kampionëve.

Qytetarët kanë triumfuar në ndeshjen e zhvilluar në Greqi dhe me këtë fitore kanë siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt duke kaluar nga veni i parë i Grupit C.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të madh të Cityt, duke krijuar shumë raste dhe menaxhuar lojën.

Megjithatë, anglezët arritën vetëm një gol në minutën e 36-të me anë të Phil Foden, i cili shënoi për 1-0 pas një asistimit perfekt nga Raheem Sterling.

Në pjesën e dytë, përsëri u zhvillua lojë më e mirë nga ekipi i Pep Guardiolas, që krijonte raste dhe ruante balancat për të ruajtur epërsinë.

Por, edhe përkundër rasteve të shumta shifrat mbetet të paprekura dhe në fund City iu gëzua një fitore minimale 1-0.

Pas kësaj fitore, City ka 12 pikë nga katër ndeshje, ndërsa Olympiacosi zë vendin e tretë me vetëm tri pikë.

Në ndeshjen e radhës, anglezët udhëtojnë te Porton, ndërsa grekët luajnë në udhëtim te Marseille. /Telegrafi/