Telegrafi

Man City fiton ndaj Brightonit dhe vazhdon ngjitjen në tabelën e Ligës Premier

Manchester City ka marrë një fitore të madhe 1-0 ndaj Brightonit në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Ligën Premier.

Ekipi i Pep Guardiolas ka arritur edhe fitoren e katërt radhazi në kampionat, duke vazhduar ngjitjen në tabelë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Cityt, të cilët përveç rasteve të shumta, arritën të shënojnë edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 44-të dhe ishte Phil Foden, i cili shënoi një gol të bukur për 1-0.

Në pjesën e dytë, City përsëri mbizotëroi takimin duke krijuar raste dhe menaxhuar lojën, por pa gjetur golin.

Rastet më të mira në këtë pjesë i patën Bernardo Silva (59’), por goditja e tij u ndal vetëm nga shtylla dhe Raheem Sterling në minutat shtesë duke humbur penalltinë, me ndeshjen që u mbyll 1-0.

Pas kësaj fitore, City e sheh veten në pozitën e tretë me 32 pikë, një më pak se Liverpooli i dyti dhe katër më pak se Manchester Unitedi i pari, ndërsa Brightoni zë vendin e 17-të me 14 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Qytetarët e presin Crystal Palacen, ndërs Brightoni udhëton te Leeds Unitedi. /Telegrafi/