Site icon Telegrafi

Man City fiton me lehtësi ndaj Huddersfieldit dhe vazhdon ndjekjen e Liverpoolit

Man City (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Manchester City ka fituar me rezultat të thellë 3-0 në udhëtim ndaj Huddersfield Town në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Ligës Premier.

Qytetarët e Pep Guardiolas kanë arritur edhe fitoren e katërt radhazi në Ligën Premier, duke i qëndruar afër liderit Liverpoolit.

Pjesa e parë e ndeshjes ndaj Huddersfield u karakterizua me dominim të madh të Cityt, por edhe përkundër shumë rasteve arritën vetëm një herë ta tundin rrjetën.

Danilo shënoi nga distanca pas devijimit (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 18-të dhe ishte mbrojtësi Danilo, i cili shënoi nga distanca për 1-0 pas një topi të devijuar.

Në pjesën e dytë, City vazhdoi edhe me më shumë dominim dhe raste, teksa siguruar fitoren duke shënuar edhe dy gola tjerë.

Sterling shënoi nga afërsia (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Luhej minuta e 54-të e ndeshjes kur Raheem Sterling shënoi me kokë nga afërsia për 2-0 pas asistimit të Leroy Sane.

Pas asistimit, Sane arriti të gjej edhe vet golin pasi në minutën e 56-të shfrytëzoi për mrekulli një asistim të Sergio Agueros duke shënuar për 3-0, rezultat i cili doli të jetë përfundimtar.

Festa e Sane pas golit të shënuar (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Me këtë fitore, City e sheh veten me 56 pikë në vendin e dytë apo vetëm katër me pak se Liverpooli lider, ndërsa Huddersfield zë vendin e fundit me 11 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Qytetarët luajnë në udhëtim te Newcastle, ndërsa Huddersfield e pret në shtëpi Evertonin. /Telegrafi/

 

 

 

 

Exit mobile version