Manchester City është gati të bëjë një ofertë rekorde për mesfushorin e Atletico Madridit, Saul Niguez.
Pep Guardiola është shumë i interesuar të gjej një zëvendësim të përsosur për mesfushorin brazilian Fernandinho.
Sipas mediumit The Mirror, 24-vjeçari i Atleticos, Saul shihet si zëvendësim ideal për mesfushorin me tipare mbrojtëse, i cili është i vetmi në atë pozitë te City.
Por, transferimi i Niguezit, i cili do të ketë në fund të sezonit edhe shtatë vjet në kontratën e tij nëntëvjeçare do të jetë shumë i vështirë.
Kjo pasi mesfushori spanjoll ka një klauzolë të madhe largimi, e cila peshon plot 150 milionë euro.
Ky çmim do të jetë shumë i shtrenjtë edhe për Cityn, por kampionët e Ligës Premier do të shqyrtojnë ende mundësinë e sjelljes në Etihad të një prej talenteve më të madh të Spanjës.
City ka bërë biznes me Atleticon më para para – duke paguar 35 milionë funte për të sulmuesin e shkëlqyer argjentinas Sergio Aguero në vitin 2011.
Ata janë të vetëdijshëm se do të duhet të prishin rekordin e klubit prej 60 milionë funtesh që ata paguan për Riyad Mahrez vitin e kaluar, për të pasur ndonjë shpresa për joshjen e klubit spanjoll për të shitur një prej pasurive të tyre më të çmuara. /Telegrafi/