Site icon Telegrafi

Man City është favorit për transferimin e Haalandit

Gjigantët e Ligës Premier, Manchester City thuhet se kanë ecur përpara në garën për të nënshkruar me Erling Haaland nga Borussia Dortmund këtë verë.

“Makineria” norvegjeze e golit është i vendosur të shkaktojë një përleshje në mbarë Evropën për nënshkrimin e tij në muajt e ardhshëm pas një tjetër sezoni të jashtëzakonshëm me Dortmund.

Megjithatë, klauzola e lirimit të 21-vjeçarit në Signal Iduna Park bie në rreth 75 milionë euro në qershor me Cityn duke iu bashkuar Barcelonës dhe Real Madridit në interesin e tyre të fortë për të.

Lexo po ashtu Haaland ka oferta nga pesë klube të mëdha evropiane

Sipas raportimeve nga gazeta gjermane Bild, City tani është në ‘pole-position’ për transferimin e sulmuesit, për shkak të dëshirës së Haaland për të luajtur në Angli.

Pep Guardiola është ftohur me idenë e një oferte të re për yllin e Tottenhamit, Harry Kane, pasi një marrëveshje për Haalandin përfaqëson një opsion afatgjatë më të lirë.

Lexo po ashtu Barcelona takohet për herë të tretë me agjentët e Haalandit, katalunasit i bëjnë propozim të fortë

Raporti shton se Haaland do të marrë një vendim përfundimtar për lëvizjen e tij të ardhshme në muajin mars me Cityn dhe të tjerët që janë të gatshëm të bëjnë lëvizjen e tyre më pas.

Gjatë ditës së fundit është përfolur edhe për një takim të drejtuesve të Barcelonës dhe përfaqësuesit e Haalandit, duke ia bërë edhe një ofertë. /Telegrafi/

Exit mobile version