Klubi anglez, Manchester City dëshiron të jetë njëri nga favoritët kryesor për transferimin e sulmuesit të Borussia Dortmundit, Erling Haaland.
Emri i yllit norvegjez mbetet njëri nga më të përfolurit në Evropë me shumë klube të mëdha që duan transferimin e tij.
Agjenti i lojtarit, Mino Raiola, para disa ditësh krijoi polemika duke përmendur vetëm katër klube ku Haaland mund të transferohet, ndërsa më vonë sqaroi deklaratën e tij.
Megjithatë, interesimi për Haaland vazhdon të mbetet i madh sidomos nga klubi anglez, kampioni në fuqi i Ligën Premier, Manchester City.
Sipas mediumit The Sun, kërkesat astronomike të Raiolas për komisionin e transferimit nuk do të dekurajojnë Cityn në ndjekjen e tyre për Haaland.
Riola po kërkon një tarifë prej 47 milionë funtesh apo 55 milionë eurosh për të ndërmjetësuar një marrëveshje për klientin e tij, një shumë që City mund ta paguajë pa asnjë problem.
Në anën tjetër, 68 milionë funte apo 75 milionë euro do të duheshin për të rrëmbyer Haaland nga Dortmund gjatë verës dhe totali prej 130 milionë eurosh nuk është probem për klubin nga Etihad. /Telegrafi/