Mesfushori i Bayern Munichut, Thiago Alcantara ka futur në luftë dy klube të mëdha evropiane, të cilat duan shërbimet e tij këtë verë.
Alcantara ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin gjerman, por nuk është i interesuar të rinovojë kontratën.
Spanjolli gjithashtu ka bërë kërkesë për t’u larguar nga Allianz Arena drejt një sfide të re diku tjetër në kampionatet evropiane elitare.
Situata e tij ka bërë që Alcantara të jetë një emër shumë i kërkuar për klubet e mëdha evropiane, ku fillimisht Liverpooli shihej favorit për transferimit e tij.
Megjithatë, situata ka ndryshuar dhe tashmë thuhet se gara për transferimin e tij zhvillohet mes dy klubeve tjera të pasura.
Sipas mediumit Le10Sport, Alcantara kërkohet nga Paris Saint-Germain dhe Manchester City këtë verë.
Gjigantët e Ligue 1 kanë bërë një ofertë fillestare prej 30 milionë eurosh për spanjollin, por tani City pritet të rris këtë ofertë. /Telegrafi/