Mesfushori i Tottenham Hotspur, Christian Eriksen pëlqehet shumë nga dy skuadrat rivale angleze, Manchester City dhe Chelsea.
Eriksen ka edhe një vit e gjysmë kontratë me klubin londinez, Tottenhamin dhe palët janë afër marrëveshjes së rinovimit.
Situata e krijuar e mesfushorit danez ka bërë që shumë klube të mëdha evropiane të vihen pas tij.
Gjiganti spanjoll, Real Madridi llogaritet si favorit për të transferuar 26-vjeçarin në Santiago Bernabeu, por tani ka konkurrencë të fortë.
Dy skuadrat e mëdha angleze, Manchester City dhe Chelsea janë të etura për të mbajtur mesfushorin danez në Ligën Premier.
Sipas gazetës spanjolle AS, City dhe Chelsea e kanë sinjalizuar interesimin e tyre për të nënshkruar me lojtarin e Tottenhami.
Edhe një burim i gazetës AS ka zbuluar interesimin e shumë skuadrave për Eriksenin.
“Është e vështirë të përmendim vetëm një klub të veçantë të nivelit të lartë, të cilët mbajnë sytë ngushtë tek ai … sepse ka skuadra nga Anglia, Spanja, Italia dhe Gjermania”, ka thënë burimi i gazetës AS. /Telegrafi/