Site icon Telegrafi

Man City dëshiron rikthimin e Sanchos

Manchester City është vendosur të garojë me rivalët e Manchester Unitedit për të nënshkruar me talentin anglez, Jadon Sancho.

Sulmuesi 19-vjeçar kaloi dy sezone në akademinë e Cityt pas largimit nga Watford në vitin 2015.

Megjithatë, City nuk i dha hapësirat e nevojshme dhe Sancho para dy sezonet kaloi te Borussia Dortmundi për rreth tetë milionë euro.

Lexo po ashtu United në janar fillon bisedimet me Dortmundin për Sanchon

Sipas gazetës Bild, drejtuesit e klubit nga Old Trafford tashmë janë takuar me shefat e Borussia Dortmund për të diskutuar një transferim.

Por, Unitedi nuk është skuadra e vetme e Mançesterit që është e interesuar për nënshkrimin e Sanchos, pasi interesim ka shprehur edhe City.

Lexo po ashtu Real Madridi dhe Barcelona i bashkohen garës për Sanchon

Të dy klubet do të duhej të paguanin mbi 100 milionë funte për 19-vjeçarin, i cili ka shënuar 18 gola në 69 paraqitje dhe 30 asistime me klubin verdhë e zi.

Këtë sezon, Sancho ka shënuar tre herë dhe ka asistuar gjashtë herë në tetë ndeshjet e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version