Telegrafi

Man City i bashkohet Newcastle Unitedit për Maddison, Leicester City i  vendos çmim anglezit

Leicester City është gati të shesë mesfushorin anglez, James Maddison, këtë verë dhe tashmë ka caktuar çmimin e lojtarit të tyre kryesor.

Maddison është një objektiv i konfirmuar për Newcastle United, ndërsa Manchester City gjithashtu ka qenë i lidhur me anglezi.

Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola e do Maddisonin, pasi ata po përgatiten të humbasin potencialisht veteranin gjerman Ilkay Gundogan.

Lexo po ashtu Top skuadrat angleze vihen pas James Maddison

Sipas mediumit The Telegraph, me një marrëveshje deri në vitin 2024, Leicester City ka një mundësi të fundit për të fituar para nga shitja e Maddison.

Ky medium shton se “Dhelprat” po kërkojnë 50 milionë funte apo 60 milionë euro për ta lënë atë të largohet yllin e tyre.

Leicesteri që është pa menaxher sapo ka njoftuar humbje prej 92.5 milionë funtesh apo 106 milionë euro për sezonin 2021/22 dhe shitja e Maddison do të lehtësonte presionin financiar.

Këtë sezon, Maddison ka shënuar nëntë gola dhe ka shtuar gjashtë asistime në 21 ndeshje në Ligën Premier. /Telegrafi/