Site icon Telegrafi

Man City arrin marrëveshje me agjentin shqiptar për Koulibalyn, gati oferta edhe për Napolin

Pep Guardiola është i vendosur për ta përforcuar repartin e mbrojtjes për edicionin e ardhshëm.

Manchester City së fundmi ka nënshkruar me qendërmbrojtësin holandez Nathan Ake, por qëllimi i Citizens është të nënshkruajë edhe me një tjetër mbrojtës të madh.

Drejtuesit e gjigantit anglez kanë arritur marrëveshje personale me agjentin e Kalidou Koulibalyt, shqiptarin Fali Ramadani që e përfaqëson mbrojtësin senegalez.

Fali Ramadani, agjenti shqiptar i shumë yjeve të mëdha të futbollit

Mediat angleze kanë raportuar se Ramadani është pajtuar me pagën prej 6,5 milionë euro neto në sezon për klientin e tij.

Gjatë kësaj jave Ramadani do të udhëtojë drejt Italisë për t’i prezantuar Napolit edhe ofertën e Cityt.

Nën kampioni i Anglisë ka bërë gati ofertën prej 65 milionë euro, por kjo shumë po duket e ulët nga Napoli.

Kalidou Koulibaly. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Presidenti Aurelio De Laurentis është gati ta lë të lirë Koulibalyn, por vetëm nëse vije ndonjë ofertë prej 80 milionë eurove.

Gjithsesi dëshira e qendërmbrojtësit është t’i bashkohet Cityt, ndërsa tani dy skuadrave i duhet të gjejnë një gjuhë të përbashkët për transferimin e lojtarit në Etihad Stadium. /Telegrafi/

Exit mobile version