Telegrafi

Man City 6-1 Southampton, notat e lojtarëve

Man City (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Manchester City ka fituar me rezultat të thellë 6-1 ndaj Southamptonit në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Ligës Premier.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka vazhduar sezonin me dominim dhe pa humbje në kampionatin anglez pasi ka fituar me lehtësi edhe ndaj Southamptonit.

Golat në këtë fitore të thellë për Cityn u shënuan nga Wesley Hoedt (6′, OG), Sergio Aguero (12′), David Silva (18′), Raheem Sterling (45′, 67′) dhe Leroy Sane (90+), ndërsa për mysafirët shënoi Danny Ings (30′).

Lexo po ashtu Man City vazhdon dominimin, fiton me goleadë ndaj Southamptonit para derbit me Unitedin

Nota më e lartë e ndeshjes shkoi për dyshen Aguero-Sterling, të cilët u vlerësuan me notën më të lartë 10.

Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për mbrojtësin Cedric Soares që u notua me 4.5. /Telegrafi/

Man City:

Southampton: