Site icon Telegrafi

Man City 5-1 Leicester City: Notat e lojtarëve, maksimale për Agueron (Foto)

MANCHESTER, ENGLAND - FEBRUARY 10: Sergio Aguero of Manchester City celebrates scoring his fourth goal, his side's fifth during the Premier League match between Manchester City and Leicester City at Etihad Stadium on February 10, 2018 in Manchester, England. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Manchester City ka fituar ndaj Leicester Cityt me rezultat të thellë 5-1, ku protagonisti kryesor ishte Sergio Aguero me katër gola të shënuara.  

Skuadra e Pep Guardiolas ka vazhduar me dominimin e tyre në Ligën Premier edhe pas javës së 27-të, duke vazhduar me fitore dhe ngritur epërsinë ndaj ndjekësve.

Golat në këtë takim u shënuan nga Raheem Sterling (2′), Sergio Aguero (38′, 53′, 77′, 90′) për Qytetarët, ndërsa golin e nderit për Leicesterin e shënoi Jamie Vardy (24′).

Lexo po ashtu Man City shkatërron Leicesterin, poker nga Aguero (Video)

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht sulmuesi argjentinas, Aguero, i cili pas katër golave të shënuara u vlerësua me notë maksimale 10.

Aguero ishte i papërmbajtshëm me katër gola të shënuara (Getty Images)

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi normalisht për portierin e mysafirëve, Casper Schmichel, i cili u notua me 4.9. /Telegrafi/   

Man City:

Te City shkëlqyen edhe De Bruyne dhe Sterling

Leicester City: 

Te Leicesteri dështuan edhe Fusch dhe Maguire
Exit mobile version