Telegrafi

Man City 5-0 Norwich City, nota e Rashicës dhe të tjerëve

Foto: Norwich City (Twitter)

Manchester City ka fituar me rezultat të thellë 5-0 në shtëpi ndaj Norwich Cityt në kuadër të javës së dytë në Ligën Premier.

Ekipi i Pep Guardiolas ka marrë fitoren e parë këtë sezon, pasi ka mposhtur ekipin e yllit të Kosovës, Milot Rashica.

Golat në këtë fitore të Qytetarëve u shënuan nga Tim Krul (OG, 7’), Jack Grealish (22’), Aymeric Laporte (64’), Raheem Sterling (71’) dhe Riyad Mahrez (84’).

Lexo po ashtu Man City e mposht thellë Norwich Cityn e Rashicës

Megjithatë, lojtari më i mirë i ndeshjes ishte sulmuesi brazilian, Gabriel Jesus, i cili pas dy asistimeve dhe lojës së mirë u vlerësua me notë 8.1.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin e mysafirëve, Krul që u notua me 5.1.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, i cili pati paraqitje solide duke u notuar me 6.7.

Notat e lojtarëve

 

/Telegrafi/