Manchester City ka fituar me rezultat të thellë 5-0 në shtëpi ndaj Norwich Cityt në kuadër të javës së dytë në Ligën Premier.
Ekipi i Pep Guardiolas ka marrë fitoren e parë këtë sezon, pasi ka mposhtur ekipin e yllit të Kosovës, Milot Rashica.
Golat në këtë fitore të Qytetarëve u shënuan nga Tim Krul (OG, 7’), Jack Grealish (22’), Aymeric Laporte (64’), Raheem Sterling (71’) dhe Riyad Mahrez (84’).
Megjithatë, lojtari më i mirë i ndeshjes ishte sulmuesi brazilian, Gabriel Jesus, i cili pas dy asistimeve dhe lojës së mirë u vlerësua me notë 8.1.
IN-CRE-DIBLE! 🤯
⚽️ @EASPORTSFIFA
🔷 #ManCity | https://t.co/axa0klD5re pic.twitter.com/2ZsvhmHa4O— Manchester City (@ManCity) August 21, 2021
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin e mysafirëve, Krul që u notua me 5.1.
Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, i cili pati paraqitje solide duke u notuar me 6.7.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/