Manchester City ka shënuar fitore të thellë me rezultat 5-0 ndaj Newcastle United në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të në Ligën Premier.
Ekipi i Pep Guardiolas ka fituar pa asnjë problem ndaj Laraskave duke marr një fitore prestigji në Etihad, e cila e mban formën për ndeshjet e Ligës së Kampionëve.
Golat në këtë fitore u shënuan nga Gabriel Jesus (10’), Riyad Mahrez (21’), Federico Fernandez (58’), David Silva (65’) dhe Raheem Sterling (90+).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht ylli spanjoll, David Silva, i cili pas supergolit dhe dy asistimeve u vlerësua me notë maksimale 10.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mesfushorin mysafir, Nabil Bentaleb që u notua me 5.0.
Man City:
Newcastle:
/Telegrafi/