Manchester City ka fituar me rezultat të thellë 5-0 ndaj Burnley në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë të Ligës Premier.
Pas barazimit ndaj Liverpoolit, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola i është kthyer fitores duke mposhtur Burnleyn me rezultat të thellë.
Golat në këtë ndeshje për Qytetarët u shënuan nga Sergio Aguero (17′), Bernardo Silva (54′), Fernandinho (56′), Riyad Mahrez (83′) dhe Leroy Sane (90′).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte ylli algjerian Mahrez, i cili u vlerësua me notë 9.5.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësi mysafir Ben Mee, që u notua me 5.5. /Telegrafi/
Man City:
Burnley: