Telegrafi

Man City 4-1 Tottenham, notat e lojtarëve (Foto)

during the Premier League match between Manchester City and Tottenham Hotspur at Etihad Stadium on December 16, 2017 in Manchester, England.

Manchester City ka fituar derbin e javës në Ligën Premier ndaj Tottenham Hotspur me rezultat të thellë 4-1.

Qytetarët kanë vazhduar serinë e fitoreve në Ligën Premier, ku tani kryesojnë kampionatin me 52 pikë, ku kanë 17 fitore dhe një barazim.

Golat në këtë takim u shënuan nga Ilkay Gundogan (14′), Kevin de Bruyne (70′) dhe Raheem Sterling (80′, 90′) për Man Cityn, ndërsa për mysafirët golin e nderit e shënoi Christian Eriksen (90+).

Lexo po ashtu Man City shkatërron Tottenhamin, largohet 14 pikë nga vendi i dytë (Video)  

Lojtari i ndeshjes ishte mesfushori belg, de Bruyne, i cili mori notë maksimale duke u vlerësuar me notë 10.

Në anën tjetër, lojtari më notën më të ulët ishte mbrojtësi i Tottenhamit, Eric Dier, i cili mori notë 5.5. /Telegrafi/  

Man City:

Paraqitje superiore pati edhe Sane, Sterling e Gundogan

Tottenham: 

Dështuan edhe Alli dhe Dembele