Manchester City ka fituar derbin e javës në Ligën Premier ndaj Tottenham Hotspur me rezultat të thellë 4-1.
Qytetarët kanë vazhduar serinë e fitoreve në Ligën Premier, ku tani kryesojnë kampionatin me 52 pikë, ku kanë 17 fitore dhe një barazim.
Golat në këtë takim u shënuan nga Ilkay Gundogan (14′), Kevin de Bruyne (70′) dhe Raheem Sterling (80′, 90′) për Man Cityn, ndërsa për mysafirët golin e nderit e shënoi Christian Eriksen (90+).
Lojtari i ndeshjes ishte mesfushori belg, de Bruyne, i cili mori notë maksimale duke u vlerësuar me notë 10.
Në anën tjetër, lojtari më notën më të ulët ishte mbrojtësi i Tottenhamit, Eric Dier, i cili mori notë 5.5. /Telegrafi/
Man City:
Tottenham: