Telegrafi

Man City 4 – 0 Liverpool, notat e lojtarëve: De Bruyne, Foden e Sterling të papërmbajtshëm, dështojnë mbrojtësit e kampionit

Raheem Sterling. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Manchester City ka marrë një fitore të thellë përballë kampionit të ri të Anglisë, Liverpoolit.

Citizens kanë triumfuar me rezultat të thellë 4-0, në një ndeshje ku shkëlqeu reparti ofensivë i Pep Guardiolës.

Kevin De Bruyne, Raheem Sterling, Phil Foden dhe Oxlade Chamberlain (autogol), ishin shënuesit e golave në këtë takim.

Manchester City. (Photo by Dave Thompson/Pool via Getty Images)

Pikërisht treshja ofensive e Cityt edhe morën notat më të larta në ndeshje, teksa talenti anglez Foden ishte më i miri në fushë.

Në anën tjetër ka dështuar plotësisht mbrojtja e Liverpoolit në këtë sfidë duke marrë nota të dobëta.

Nota më e ulët në këtë sfidë shkoi për mbrojtësin Joe Gomez të cilin e largoi nga loja Jurgen Klopp vetëm pas 45 minutave të parë. /Telegrafi/