Manchester City ka marrë një fitore të thellë përballë kampionit të ri të Anglisë, Liverpoolit.
Citizens kanë triumfuar me rezultat të thellë 4-0, në një ndeshje ku shkëlqeu reparti ofensivë i Pep Guardiolës.
Kevin De Bruyne, Raheem Sterling, Phil Foden dhe Oxlade Chamberlain (autogol), ishin shënuesit e golave në këtë takim.
Pikërisht treshja ofensive e Cityt edhe morën notat më të larta në ndeshje, teksa talenti anglez Foden ishte më i miri në fushë.
Në anën tjetër ka dështuar plotësisht mbrojtja e Liverpoolit në këtë sfidë duke marrë nota të dobëta.
Nota më e ulët në këtë sfidë shkoi për mbrojtësin Joe Gomez të cilin e largoi nga loja Jurgen Klopp vetëm pas 45 minutave të parë. /Telegrafi/