Manchester City ka fituar me rezultat 3-1 ndaj Portos në ndeshjen e parë të grupeve në Ligën e Kampionëve.
Qytetarët e kanë nisur në mënyrë të mirë edicionin 2020/21 në Ligën e Kampionëve, duke triumfuar ndaj Portos në Etihad.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Sergio Aguero (21’), Ilkay Gundogan (65’) dhe Ferran Torres (73’) për Cityn, ndërsa për Porton shënoi Luis Diaz (14’).
Lojtari më i vlerësuar i takimit ishte mesfushori Gundogan, i cili u vlerësua me notë 7.7.
Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për mbrojtësin e Portos, Malang Sarr që u notua me 5.8.
Man City:
Porto:
/Telegrafi/