Manchester City ka fituar në shtëpi ndaj Newcastle Unitedit me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të të Ligës Premier.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola i është kthyer fitoreve në kampionatin anglez, pasi ka mposhtur Newcastlen pas humbjes së fundit nga Liverpooli.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Sergio Aguero (34′, 63′, 83′) për Qytetarët, ndërsa për mysafirët shënoi Jacob Murphy (67′).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht shënuesi i het-trikut, Aguero, i cili u vlerësua me notën më të lartë, 10.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mesfushorin mysafir, Christian Atsu, i cili u notua me 5.8. /Telegrafi/
Man City:
Newcastle: