Manchester City ka triumfuar ndaj Leicester Cityt me rezultat 3-1 në takimin e vlefshëm për javën e 18-të në Ligën Premier.
Ekipi i Pep Guardiolas e ka vazhduar serinë e mirë në kampionat duke fituar ndaj Leicesterit dhe duke u afruar në 11 pikë liderit Liverpoolit.
Golat në këtë takim u shënuan nga Riyad Mahrez (30’), Ilkay Gundogan (43’) dhe Gabriel Jesus (69’) për vendasit, ndërsa Jamie Vardy (14’) për mysafirët.
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte ylli belg, De Bruyne, i cili u vlerësua me notë 9.0.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mbrojtësin Ricardo Pereira që u notua me 5.3.
Man City:
Leicester City:
/Telegrafi/