Manchester City ka marrë një fitore të lehtë në përballje me Aston Villën.
Kampioni në fuqi i Anglisë e mbylli pjesën e parë pa gola 0-0, por në të dytën shkëlqeu duke marrë një fitore të lehtë.
Raheem Sterling, Kevin de Bruyne dhe Ilkay Gundogan ishin shënuesit e golave për Cityn në këtë takim.
Ishte pikërisht mesfushori belg, Kevin de Bruyne që mori notën më të lartë në këtë sfidë.
Paraqitje shumë të mirë pati edhe Rahem Sterling si dhe kapiteni David Silva e portieri Ederson.
Ndërkohë nota më e ulët në ndeshje shkoi për qendërmbrojtësin e mysafirëve Engels. /Telegrafi/