Telegrafi

Man City 2-3 Tottenham, notat e lojtarëve – Shkëlqen Kane, ‘ngelin’ portierët

Tottenham Hotspur ka marrë një fitore të madhe 3-2 në udhëtim te Manchester City në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 26-të në Ligën Premier.

Spurs ia shkaktuan Cityt humbjen e parë pas 15 ndeshjeve pa humbje (14 fitore, 1 barazim) në ndeshjen e zhvilluar në Etihad Stadium, ndërsa vet u rikthyen te fitorja pas tri humbjeve radhazi.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Ilkay Gundogan (33’) dhe Riyad Mahrez (90+) për vendasit, ndërsa për mysafirët Dejan Kulusevski (4’) dhe Harry Kane (59’, 90+).

Lexo po ashtu Tottenhami fiton dramën në derbin e javës në udhëtim te Man City

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht sulmuesi anglez, Kane, i cili pas dy golave të shënuar u notua me 8.5

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierët Ederson dhe Hugo Lloris që u vlerësuan me notë 5.9.

Notat e lojtarëve

/Telegrafi/