Manchester City ka fituar në fund me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Fulhamit në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Ligën Premier.
Qytetarët kanë fituar në frymën e fundit në Etihad nga Fulhami në një ndeshje shumë interesante dhe të luftuar nga të dyja skuadrat.
Golat në këtë përballje u shënuan nga Julian Alvarez (16’) dhe Erling Haaland (90+) për vendasit, ndërsa Andreas Periera (28’) për mysafirët.
FULL-TIME | GET IN THERE!
🔵 2-1 ⚫️ | #ManCity pic.twitter.com/hD8dPmZ6yY
— Manchester City (@ManCity) November 5, 2022
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori belg, Kevin de Bruyne, i cili u vlerësua me notë 8.9.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për Antonee Robinson të mysafirëve që u notua me 5.9.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/