Manchester City ka marrë një fitore shumë të vështirë, por tejet të vlefshme ndaj Wolverhampton Wanderers.
Kampioni në fuqi i Anglisë triumfoi me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm në këtë sfidë për Citizens e shënoi Raheem Sterling në pjesën e dytë.
Sulmuesi anglez realizoi nga pika e bardhë për t’i dhënë tri pikët Cityt.
E pikërisht Joao Cancelo dhe Raheem Sterling ishin dy lojtarët më të vlerësuar në këtë sfidë.
Nota më e ulët në këtë sfidë shkoi për sulmuesin mysafirë Raul Jimenez që mori karton të kuq, derisa Ruben Neves gjithashtu pati një ndeshje të dobët. /Telegrafi/