Telegrafi

Man City 1-0 Sheffield United, notat e lojtarëve

Manchester City ka fituar ndaj Sheffield Unitedit me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Ligën Premier.

Qytetarët kanë marrë edhe fitoren e tetë radhazi në kampionat, duke rritur edhe shumë epërsinë me ndjekësit në tabelë.

Goli i vetëm në këtë fitore të ekipit të Pep Guardiolas erdhi në minutën e nëntë dhe u shënua nga Gabriel Jesus.

Lexo po ashtu Man City merr fitoren e tetë radhazi, mposht Sheffield Unitedin dhe ‘betonon’ pozitën e parë

Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i takimit ishte Bernardo Silva, i cili u vlerësua me notë 7.5.

Në anën, tjetër nota më e ulët e ndeshjes shkoi për dyshen George Baldock dhe Oliver Norwood që u notuan me 5.9.

Man City:

Sheffield Utd:

/Telegrafi/