Telegrafi

Man City 1-0 Leicester City, notat e lojtarëve

Vincent Kompany në duel me dy lojtarë të Leicester Cityt (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Manchester City ka fituar me vështirësi me rezultat 1-0 ndaj Leicester Cityt në ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të në Ligën Premier.

Ekipi i Pep Guardiolas e ka bërë edhe një hap të madh drejt titullit kampion në Ligën Premier pas fitores ndaj Leicesterit një gjiro para fundit të sezonit.

Goli i vetëm në këtë fitore të vështirë të Qytetarëve u shënua në minutën e 70-të nga Vincent Kompany.

Lexo po ashtu Man City i falet Kompanys, fitore me aromë titulli ndaj Leicesterit

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori i mysafirëve, Wilfred Ndidi që u vlerësua me notë 8.2.

Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për sulmuesin e Cityt, Gabriel Jesus, i cili u notua me 5.9.

Man City:

Te City më i vlerësuari ishte Kompany

Leicester City:

/Telegrafi/