Manchester City ka fituar me vështirësi me rezultat 1-0 ndaj Leicester Cityt në ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të në Ligën Premier.
Ekipi i Pep Guardiolas e ka bërë edhe një hap të madh drejt titullit kampion në Ligën Premier pas fitores ndaj Leicesterit një gjiro para fundit të sezonit.
Goli i vetëm në këtë fitore të vështirë të Qytetarëve u shënua në minutën e 70-të nga Vincent Kompany.
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori i mysafirëve, Wilfred Ndidi që u vlerësua me notë 8.2.
Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për sulmuesin e Cityt, Gabriel Jesus, i cili u notua me 5.9.
Man City:
Leicester City:
/Telegrafi/