Sony Pictures publikoi trailerin e parë për filmin e zhanrit aksion, “Men in Black: International”.
Në fakt, bëhet fjalë për ripërpunimin e filmit të famshëm “Man in Black”, i cili tuboi shumë aktorë të njohur hollivudian.
Në mënyrë të veçantë, filmi ka bërë bashkë regjisorin F. Gary Gray me aktorët, Chris Hemsworth, Tessa Thompson, Liam Neeson, Rebecca Ferguson e Emma Thompson.
Videoja e shkurtër zbulon se si Thompson interpreton agjenti M, i cili është fillestar në radhët e një agjencie sekrete.
Ashtu si Will Smith në filmin e parë, ajo portretizohet një realitet në të cilin jetojnë jashtëtokësorët dhe njerëzit që jetojnë në Tokë, vetëm të maskuar me mjeshtëri.
Hemsworth interpreton agjentin më të mirë, të cilin e ka agjencia. Ai është Agjenti H dhe njëkohësisht partneri i ri i agjentit M. Liam Neeson do të luajë në rolin e Shefit të Zyrës së Agjencisë së Londrës.
Vlen të theksohet se skenari është shkruar nga Art Marcum dhe Matt Holloway.
Premiera e “Men in Black: International” është planifikuar të jepet më 14 qershor 2019 në Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/