Site icon Telegrafi

Mamusha bashkë me UNDP me plan kundër korrupsionit

Komuna e Mamushës dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të nënshkruajnë marrëveshje për zbatimin e aktiviteteve kundër korrupsionit. Ky nënshkrim do të behet sot në ora 11:30, në ndërtesën e Kuvendit Komunal në Mamushë.

Programi i UNDP-së kundër korrupsion mbështetet financiarisht nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe në saje të kësaj mbështetjeje, zyrtarët komunal të Mamushës së bashku me Agjencinë Kundër Korrupsion do të hartojnë hapat konkret për të parandaluar dhe luftuar dukuritë korruptive në komunën e tyre.

Në një njoftim të UNDP-së, për ngjarjen e sotme thuhet se me këtë plan kundër korrupsionit, Komuna e Mamushës i bashkohet komunave të tjera që tashmë janë duke e realizuar këtë plan, si: Prishtina, Gjakova, Gjilani dhe Graçanica.

“Me përfshirjen e shoqërisë civile, do të sigurohet transparenca dhe llogaridhënia rreth zbatimit të këtij plani karshi qytetarëve”, thuhet në këtë njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version