Telegrafi

Mamografia, kontrollet e hershme zvogëlojnë vdekshmërinë

Autoritetet suedeze në vitet e tetëdhjeta kanë rekomanduar kontrollimin e domosdoshëm për të gjitha femrat mbi moshën 50-vjeçare, mirëpo disa njësi lokale kishin thënë se është më mirë të fillohet dhjetë vjet më parë.

Prandaj ata kanë grumbulluar të dhënat e të dy grupeve dhe i kanë analizuar. Rezultatet kanë treguar se kontrollimi i mëhershëm është më se i nevojshëm.

Megjithatë, disa mjekë, sidomos në SHBA, thonë se mamografitë e hershme mund të jenë shkaktar i kancerit, sepse vetë rrezatimi mund të veprojë si nxitës i shfaqjes së kancerit.

Nga ana tjetër, disa vende, siç është Spanja, në bazë të këtyre dyshimeve kanë vendosur që të kufizojnë përdorimin e mamografisë, sepse e konsiderojnë të rrezikshme. /Telegrafi/