Shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur nga nxehtësia e krijuar në depozitën e solarti, e cila ka shkaktuar edhe shpërthimin e depozitës.
Pas shpërthimit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje grupi hetimor dhe forcat e zjarrfikësve, nga Durrësi e Tirana, pas ndërhyrjes së të cilëve, u lokalizuan flakët e zjarrit dhe u shpëtuan edhe dy depozitat e tjera të solarit dhe një depozitë gazi e cila ndodhej brenda fabrikës së tullave.
Fatmirësisht, zjarri ka përfshirë depozitën që kishte sasinë më të pakët të solarit. Dëmet në fabrikë ishin vetëm materiale, nuk pati persona të lënduar edhe pse në fabrikë kishte punëtorë, raportoi BW./Telegrafi/