Site icon Telegrafi

“Nëna do të më vrasë”, Hueyda El Saied tregon sa e vuajti tradhtinë e bashkëshortit (Foto/Video)

‘Showgirl’-ja shqiptare Hyeyda El Saied është bërë temë e mediave rozë së fundmi.

Ajo ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Top Show Magazine” ku ka rrëfyer ngjarjet më të reja në jetën e saj, ndër to edhe ndarjen nga ish-bashkëshorti.

Hueyda El Saied në emisionin “Top Show Magazine”

“Kam bashkëjetuar me Mishelin prej 5 vitesh… Ok, po e them, nuk jetoj më me Mishelin, jam ndarë.

Mami do më vrasë, mami e thashë mami, se mami më la porosi kur të shkosh në Shqipëri, mos u trego që je ndarë”, është shprehur Hyeyda gjatë emisionit.

Hueyda El Saied dhe Alban Dudushi

Më tej ajo vazhdoi tregimin duke thënë se arsyeja e ndarjes ishte tradhtia, gjë e cila e dërrmoi kur e mori vesh, ashtu siç do ndodhte me çdo femër.

“Pse u ndave? -Sepse më tradhëtoi. Dhe si u ndjeve? – Si mund të ndjehet një njeri që tradhëtohet. Dy javët e para qava, pastaj thashë unë duhet të mbledh veten, nuk jam as e para as e fundit, jeta vazhdon… Mua ai më ka dhuruar gjënë më të bukur në botë që është Gabrieli, dashuria mbaron, prandaj e falenderoj dhe Mishelin se shih si jam bërë unë tani”, ka përfunduar El Saied. /Telegrafi/

Exit mobile version