Site icon Telegrafi

Mamardashvili drejt Ligës Premier, gjiganti anglez bën gati ofertën

Giorgi Mamardashvili pritet të largohet nga Valencia dhe e ardhmja e tij duket se do të jetë në Ligën Premier.

Portieri gjeorgjian ka pasur një vit të shkëlqyer në La Liga, teksa shkëlqeu edhe në Euro 2024 me Kombëtaren e Gjeorgjisë.

Liverpooli është seriozisht i interesuar për shërbimet e gjeorgjianit dhe tanimë kanë nisur kontaktet me drejtuesit e Valencias.

Lexo po ashtu Liverpooli gjen zëvendësuesin e Alissonit - befasoi të gjithë në Euro 2024

The Reds duan ta kenë një zëvendësues të Alisson pasi braziliani mund të largohet drejt kampionatit arab.

Marca ka raportuar se The Reds janë të gatshëm të ofrojnë 30 milionë euro për transferimin e portierit.

Lexo po ashtu Ederson drejt largimit, City po e zëvendëson me portierin që shkëlqeu në Euro 2024

Ndryshe në garë për shërbimet e Mamardashvilit është edhe Man City, pasi e shohin gjeorgjianin si zëvendësues të Edersonit. /Telegrafi/

Exit mobile version