Telegrafi

Mamaja vazhdon të vozis, pa e vërejtur se dy fëmijët i kishin rënë nga bagazhi i veturës (Video)

Një aksident i pazakontë i makinave ka ndodhur në Soçi të Rusisë kur një gruaje (39) dy fëmijët i kanë rënë nga vetura, derisa po voziste.

Siç edhe mund të shihet në video, përcjell Telegrafi, ka qenë një veturë tjetër ajo që ka ndaluar para fëmijëve.

Mediat ruse kanë publikuar pamjet që tregojnë vajzat (3), e cila ra nga makina e mbështjellë në një batanije dhe e cila është duke u trajtuar.

Ndërsa, thuhet se vëllai i saj që nuk vërehet në këtë video, nuk ka pësuar ndonjë lëndim. /Telegrafi/