Një nëne që pësoi djegie të tmerrshme në një zjarr që përfshiu shtëpinë e familjes së saj në dhjetor, i është thënë kohët e fundit se asnjë prej katër fëmijëve të saj nuk mbijetoi.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Michelle Pearson, 35 vjeç, e cila mbeti në koma pas zjarrit, tani pas katër muajsh po bën përparim të mirë në spital.
Siç kanë bërë të ditur autoritetet, ajo tanimë është duke ngrënë dhe duke pirë dhe gjithashtu duke komunikuar me stafin e spitalit.
Fëmijët e saj Lia, tre, Lacie, shtatë, Brandon, tetë, dhe Demi 15-vjeçar të gjithë u “zhdukën” në zjarrin në zonën Walkden të Greater Manchester.
Shërbimet e emergjencës u thirrën në Rrugën Jackson, në lagjen e Salfordit, pak para orës 5 të hënën më 11 dhjetor, ku shtatë persona fillimisht ishin bllokuar.
Dy djem 16 vjeçarë u arratisën të palënduar.
Duke folur disa ditë pas zjarrit, gjyshi i fëmijëve Mike Pearson, tezja Claire Pearson dhe xhaxhai Chris Pearson thanë se ata i “druheshin ditës” kur do ta njoftonin Michellen për “lajmin e tmerrshëm lidhur me fëmijët e saj”. /Telegrafi/