Telegrafi

Mamaja kërcen për vetëvrasje nga një urë në Kolumbi, duke mbajtur në krahë djalin e saj – pasi u “ndoq nga ata që u kishte borxhe” (Foto)

Një djalë 10-vjeçar i mbërthyer në anën e një ure dhe i kërkoi nënës së tij të mos kërcejë sekonda para se të vriteshin tragjikisht në një vetëvrasje në Kolumbi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Jessy Paola Moreno Cruz, 32 vjeçe, është ndjekur nga ata që u kishte borxhe dhe u dëbua nga shtëpia e saj kohët e fundit, përpara se të merrte vendimin fatal për të kërcyer nga 100 metra lartësi nga Ura e La Variante në Tolima me djalin e saj, May Ceballos, në krahët e saj.

Përgjegjësit e urgjencës dhe anëtarët e komunitetit janë kapur në një video – të cilën nuk e kanë publikuar – duke e lutur nënën në depresion që të mos kërcejë, por përpjekjet e tyre ishin të pasuksesshme.

Zjarrfikësi Rafel Rico tha në një deklaratë për mediat lokale: “Ata iu lutën asaj të mos e bënte dhe u përpoqën ta bindin që të ndalet … por për fat të keq, ajo mori vendimin fatal”.

Mamaja e ndarë ndante shpesh selfie në të cilat shihej e vetme dhe me fëmijën e saj, gjatë kohëve më të lumtura.

Madje në gusht, Cruz kishte postuar një fotografi së bashku me përshkrimin: “Po ndihem fantastike”. /Telegrafi/