Futbollisti i Hajduk Splitit, Leon Dajaku feston sot 23-vjetorin e lindjes dhe mamaja e tij, Blerta i ka dërguar një mesazh urimi në Instagram.
Nëna e futbollistit shqiptar, Blerta duket shumë e re dhe shpesh poston fotografi në rrjetet sociale, gjë që ka bërë edhe tani.
“Bota ime, urime ditëlindjen”, ka shkruar ajo krahas fotografisë së saj në Instagram.
Ajo është jashtëzakonisht krenare për djalin e saj, të cilit i ka kushtuar edhe një postim në rrjetet sociale kur ai iu bashkua klubit të Splitit.
Meqë ra fjala, ndjekësit e tij e kishin vlerësuar më parë pamjen e nënës së tij dhe nuk ishin të sigurt se kush ishte nëna e kush e dashura e tij.
“O jo, kjo nuk është mami i tij”, kanë komentuar ndjekësit e tij dhe Blerta ka marrë shumë komplimente për pamjen e saj. /Telegrafi/