Site icon Telegrafi

Mamaja e Elon Musk thotë se ajo fle në një “garazh” kur e viziton djalin e saj

Nëna e Elon Musk, Maye Musk, ka disa gjëra të pazakonta gjumi kur ajo viziton djalin e saj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 74-vjeçarja ka thënë se ajo nuk fle në dhomën e duhur të gjumit kur viziton CEO e SpaceX në Boca Chica, vendndodhjen e selisë së kompanisë në Teksas.

“Më duhet të fle në garazh”, citohet të ketë thënë ajo. “Nuk mund të kesh një shtëpi të bukur pranë një vendi raketash”.

Elon ka thënë se nuk ka një “rezidencë kryesore”, megjithëse jeton në një shtëpi “shumë të vogël” në Boca Chica me vlerë 45,000 dollarë.

“Miqtë e mi vijnë dhe qëndrojnë dhe ata nuk mund ta besojnë se unë qëndroj në këtë shtëpi”, kishte thënë ai në fillim të këtij muaji.

Elon kishte thënë në vitin 2020 se ai “po shiste pothuajse të gjitha pasuritë fizike” dhe “nuk do të zotërojë asnjë shtëpi”.

Kur u pyet në intervistën e Times UK nëse Elon ishte i interesuar për gjërat materiale, Maye tha: “Jo, aspak në këtë kuptim”. /Telegrafi/

Exit mobile version