Telegrafi

Mamaja dhe motra e tij shokojnë me deklaratën, thonë se janë të lumtura që çiklisti u qëllua për vdekje nga një gjuetar (Foto)

Nëna e një çiklisti malor britanik i cili aksidentalisht u qëllua për vdekje nga një gjuetar ka thënë se ajo është e lumtur që ai ka vdekur.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Mark Sutton, 34 vjeç, vdiq kur ai u ngatërrua për një pre në një pyll të dendur afër vendpushimit të skive Montriond, Francë.

Gjithashtu, ai është quajtur një përdhunues, pasi që nëna dhe motra e tij thanë se janë të lumtur që ai ka vdekur pasi ka përdhunuar një grua rreth 100 herë.

Motra e tij i ka thënë The Sun: “Ai ishte një përdhunues dhe unë jam e lumtur që ai është i vdekur. Kur dëgjoja se ai ishte vrarë, ndjeva lehtësim absolut, ishte një barrë masive nga shpina. Unë u lehtësova vetëm sepse ai nuk mund të dëmtonte asnjeri”.

“Ai meritoi të qëllohej si një kafshë – ai ishte kafsha më e madhe. Dua që vrasësi të falet, sepse ai na ka bërë një nder”.

Sipas mediave, 34-vjeçari, i cili zotëronte një restorant në Les Gets, një vendpushim i vogël i skive, u qëllua të shtunën në mbrëmje.

Prokurorët kanë hapur një hetim për vrasjen, ndërsa i dyshuari përballet me një dënim me burg nëse shpallet fajtor. /Telegrafi/