Site icon Telegrafi

Mamadou Sakhos i ikën truri, ish-ylli i Liverpoolit përplas në tokë trajnerin gjatë stërvitjeve në klubin francez

Mamadou Sakho është në telashe të mëdha pasi ka krijuar një skandal në klubin e tij Montpellier.

Mbrojtësi francez është përfshirë në një përleshje të madhe në stërvitjen e klubit francez me trajnerin Michel Der Zakarian.

Gjithçka ka nisur në stërvitje kur Zakarian nuk ka bërë një faull ndaj mbrojtësit francez në një ndeshje stërvitore.

L’Equipe ka shkruar se Sakho u revoltua dhe është nisur për të dalë nga stërvitja, derisa trajneri armen Der Zakarian i tha se stërvitja nuk kishte përfunduar.

Kjo ka bërë që Sakho të ‘çmendet’ duke kapur trajnerin Der Zakarian në qafë dhe duke e përplasur në tokë.

Gjithçka u qetësua kur futbollistët tjerë dhe stafi teknik ndërhynë duke larguar mbrojtësin francez për mos të eskaluar situata.

33-vjeçari ishte i acaruar me trajnerin pasi këtë edicion ka zhvilluar vetëm një ndeshje në Ligue 1 dhe atë duke u inkuadruar gjashtë minuta nga banka rezervë. Mbrojtësin e pret një dënim i rëndë nga klubi pasi sjellja e tij është konsideruar e papranueshme. /Telegrafi/

 

Exit mobile version