Këngëtari me famë botërore, Maluma, i ka surprizuar të gjithë me deklaratën e fundit në intervistën e dhënë për “Acess Hollzwood”.
Ai ka zbuluar pëlqimin e tij për supermodelen Kendall Jenner, ndërsa pohoi se ajo ‘pushtoi’ zemrën e tij që nga hera e parë që e pa.
“Të gjithë e dinë se fiksimi im është Kendall Jenner. Unë do të them përsëri, ajo është fiksimi im”, ka thënë Juan Luis Londono Arias.
Këngëtari tregoi se ai u takua me Kendall gjatë një fushate për Calvin Klein.
“Ne ishim duke xhiruar së bashku dhe pastaj ajo më pa. U nervozova aq shumë, saqë jam i sigurt që ajo e vuri re”.
Në tetor të vitit të kaluar, ylli latin i dha fund lidhjes së tij me Natalia Barulích, pas dy vitesh së bashku.
“Nuk dua të lidhem në këtë moment. Jam shumë i fokusuar”, tha ai. “Dua një të dashur. Dua të martohem një ditë. Dua të krijoj familje – është një ëndërr e imja – por jam shumë i vogël. Sapo mbusha 26 vjeç dhe nuk mendoj se dua këtë gjë tani. Jam në fillim të karrierës”, u shpeh më tej artisti. /Telegrafi/