Telegrafi

Maluma rruan kokën për të festuar 50 milionë ndjekës në Instagram

Maluma (Foto: Instagram/maluma)

Këngëtari kolumbian, Maluma, i ka rruar flokët, ndërkohë që është shfaqur i veshur vetëm me pantallona të shkurtra në videon, në të cilën i shkurton flokët e tij.

26-vjeçari ka arritur 50 milionë ndjekës në Instagram, ndërsa këtë sukses e ka festuar duke bërë ndryshim në dukjen e tij.

Më pas, ai e ka publikuar një fotografi me flokë të shkurtuara me përshkrimin: “50 milionë anëtarë të familjes në Instagram! Shëndet dhe jetë, njerëz të mi!”.

Më pas, këngëtari i ka publikuar edhe disa video të tjera në InstaStory, duke i pyetur fansat se a e pëlqejnë dukjen e tij të re.

Lexo po ashtu Konfirmohet data e re e koncertit, Maluma në Tiranë më 6 shtator

Maluma, numëron edhe mbi 22 milionë ndjekës në Facebook, 6.3 milionë në Tëitter dhe 23.1 milionë në YouTube. /Telegrafi/

(Foto: Screenshot/Instagram/maluma)