Telegrafi

Maluma publikon një tjetër moment intim me partneren teksa i dhuron puthje dhe përqafime

Nuk ka dyshim se dashuria ka ardhur në jetën e Malumës, i cili nuk e fsheh më atë që ndjen për Susana Gomez, gruaja me të cilën filloi një romancë më shumë se dy vjet më parë.

Duke qenë se lidhja e tyre është kthyer në një nga më të përfolurat në media rozë, kjo nuk e ndal yllin e muzikës që të ia shpreh publikisht dashurinë.

Zemrat e miliona ndjekëseve të tij u ‘thyen’ kur panë shumë të emocionuar këngëtarin kolumbian 28-vjeçar në një moment që ndodhi vetëm pak ditë më parë.

Foto: Maluma/Instagram

Ishte gjatë Billboard Latin Music Awards, në fund të shtatorit, ku Maluma, pasi këndoi këngën e tij të re “Junio”, vendosi të zbresë nga skena dhe t’i afrohet Susana Gomezit, për t’i dhënë asaj një puthje pasionante para të pranishmëve.

Këtë moment artisti e ka postuar edhe në rrjetet e tij sociale me mbishkrimin e mëposhtëm: “Ju thashë: E gjeta”.

Në prill 2022, në koncertin e plotë në Medellin të Kolumbisë, me rastin e karrierës së tij 10-vjeçare, artisti i kushtoi disa fjalë partneres së tij.

Foto: Maluma/Instagram

“Dua ta shfrytëzoj këtë moment për të përshëndetur të gjithë miqtë e mi që janë atje jashtë, familjen time, prindërit e mi, të dashurën time që është atje: “Të dua”. Kaq vite duke kërkuar dashurinë jashtë dhe nuk e kuptova që ishte aty, pranë meje. Të dua jeta ime, të dua”, tha ai.

Deri në atë moment dihej se ai kishte një lidhje, por e kishte mbajtur larg syrit të publikut.

Ndonëse Maluma e kishte bërë të ditur tashmë se ishte shumë i dashuruar në rrjetet e tij sociale, e vërteta është se ishte shumë i kujdesshëm për ta mbajtur në privatësi identitetin e saj.

Diçka që ai vazhdon ta bëjë, por megjithatë ai edhe së fundmi ka publikuar një tjetër moment intim me partneren e tij.

Lexo po ashtu Derisa po performonte, Maluma ndalet në një moment dhe i dhuron një puthje të dashurës në Billboard Latin Music Awards 2022

Në një publikimi të datës 6 tetor (e enjte), ai shfaqet me Susanan, e cila i ka kthyer shpinën kamerës dhe në video mund të shihet vetëm artisti duke i dhënë një puthje dhe përqafime. /Telegrafi/